Merr zjarr banesa në Gjirokastër, shkak oxhaku i papastruar prej vitesh

4 January 2025, 22:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr zjarr banesa në Gjirokastër, shkak oxhaku i papastruar prej
Zjarri në Gjirokastër

Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës.

Zjarrfikësit u njoftuan për zjarrin e pikasur në oxhakun e banesës. Pas lokalizimit të vatrës, ata arritën të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të shtëpisë.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka nisur në oxhak, dyshohet për shkak të skorjeve të mbledhura ndër vite që nuk ishin pastruar.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po vijojnë verifikimet në vendngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme serioze apo të lënduar në njerëz.


Video