Përfshihet nga flakët banesa brenda kalasë së Elbasanit

2 Dhjetor 2025, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte brenda Kalasë së Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku zjarri ka përfshirë banesën në rrethana ende të paqarta.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve në mënyrë që të mos përhapen tek banesat e tjera.


Video