PAMJET/ Si u zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll, "Fiat-i" parkohej jasht, "biznesmeni" kujdesej për...

26 December 2022, 18:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJET/ Si u zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll,

Dalin pamjet filmike të kanabisit që mbërriti në aeroportin e Rinasit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, shtetasit turq kishin ndërtuar një linjë të trafikut të kanabisit përmes aeroportit të Rinasit.

Nga kamerat e sigurisë, ata janë fiksuar teksa kanë lënë makinën në afërsi të një pike karburanti fare pranë terminalit.

Makina e tipit “Fiat”, e marrë me qira prej tyre, rezultoi të jetë përdorur në të 2 ngarkesat e kaluara drejt Stambollit më 2 dhe 8 Tetor, ndërsa valixhet me nga 30 kilogramë kanabis secila, u kapën nga autoritetet turke.

Nga hetimet e deritanishme në Shqipëri, 6 turqit nga të arrestuarit kishin 1 person që i drejtonte. Deri më tani, Utku Kaya, një prej të arrestuarve, dyshohet se është personi që kujdesej për çdo detaj të ngarkesave që nisej.

E kështu që për të fshehur gjurmët, njëri nga trafikantët kishte hapur një biznes në fushën e produkteve industriale.

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet edhe tek kontrollorët e bagazheve, por deri tani në pranga janë vetëm 6 shtetasit turq.

Video e marrë nga Klan:

 


Video