Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shoku i Martin Canit, që u ditën e djeshme nga bashkëmoshatari i tij Mario Prelleshaj është marrë me ambulancë, me plagë në bark, disa minuta pas sherrit.
Ndërkohë ai është në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Pas sherrit autori është larguar me vrap në zonën e Pazarit të Ri.
Mësohet se ai ka marrë një plagë të madhe në dorë dhe është ndaluar nga forcat e policisë.
Video e publikuar nga joq:
Aktualisht autori është në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos një tjetër adoleshent, ka nisur si një konflikt që përshkallëzoi në dhunë fatale.
Mediat kanë zbuluar se sherri mes nxënësve kishte nisur prej një jave në rrjetet sociale.