Ankimoi masën e sigurisë, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

19 November 2024, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ankimoi masën e sigurisë, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet sot seancë në lidhje me ankimimin e presidentit të PL Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme SPAK. Kryemadhi ka ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. 


Video