PAMJET nga LART: Ja si kanë ecur punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e financon Turqia

13 February 2024, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET nga LART: Ja si kanë ecur punimet për ndërtimin e
Ndërtimi i Xhamisë Qendrore të Prishtinës

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar disa pamje nga lart kantierit të ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kostoja e këtij projekti shkon rreth 30 milionë euro. Ndërtimi i kësaj xhamie do të financohet nga Dijaneti i Turqisë.

Afati për përfundimin e këtij objekti fetar, nëse gjithçka shkon sipas planit, është tre vjet.

Brenda objektit të xhamisë do të ketë bibliotekë, salla për takime dhe konferenca, dy banesa për nevojat e personelit të xhamisë, po ashtu do të ketë lokale dhe 300 vend parkime.



Video