Makinat përplasen "kokë më kokë", plagosen shoferët në Bilisht

13 February 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makinat përplasen "kokë më kokë", plagosen
Foto ilustruese

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Bilisht - Miras.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip "Mercedes Benz" ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristrade e me pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur pa probleme për jetën drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Devollit për ndihmë mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip "Benz"

Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti


Video