Del video e horrorit në Burrel ku burri, bashkë me një kosovar të punësuar, përpiqen t’i largojnë magjinë gruas duke e terrorizuar me thika.
E shokuar ajo përfundon në psikiatrik në Tiranë.
Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 48-vjeçarin nga Burreli, Dario Bruçi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedim edhe për “shëruesin” 36-vjeçar nga Kosova.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 fishekë luftarakë.