"Dhunoi një prostit*të"/ Merret peng në Bruksel i mituri shqiptar, gjendet i zhveshur dhe me djegie në...

5 September 2023, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dhunoi një prostit*të"/ Merret peng në Bruksel i
Foto-montazh nga VoxNews

Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja. Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.

Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit.

Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie, sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij.

Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.

Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit./Het Nieuwsblad


Video