Iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet një person në Sarandë (Video)

4 September 2023, 20:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet një
Shpëtohet qytetari me gomone në Sarandë

Një person është shpëtuar nga policia kufitare, pasi i ishte përmbysur gomonia në plazhin e Kasolles, disa kilometra larg qytetit të Sarandës.

Policia kufitare ka arritur ta lokalizojë teksa qëndronte mbi gomonen e përmbysur në mes të detit, dhe e ka shpëtuar duke e tërhequr në breg.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare i përgjigjet në kohë rekord, thirrjes për ndihmë të një qytetari që rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys në mes të detit, mjeti lundrues gomone që drejtonte. 

Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë  Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.   

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas, në mjetin e tyre lundrues, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nxjerrë në breg, mjetin e tij lundrues që ishte përmbysur në mes të detit. 

Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.


Video