Kallëzohet penalisht kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi!

4 September 2023, 16:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kallëzohet penalisht kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi!
Rexh Byberi

Për kryebashkiakun i Tropojës, Rexh Byberi është bërë një tjetër kallëzim penal. 300 banorë të zonës e akuzojnë Byberin për favorizime familjare.

Kujtojmë se disa vite më parë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori nën hetim kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberin, pasi akuzohej për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve rezultonte se kryebashkiaku socialist kishte dhënë leje ndërtimi në zona të mbrojtura në kundërshtim me ligjin. Hetimi u zhvillua për disa shkelje të kryera gjatë kohës që Byberi drejtonte komunën e Margegaj, nga e cila u dorëhoq në vitin 2015.

Bazuar në hetimet që për një kohe të gjatë i drejtoi prokuroria e Tropojës, edhe SPAK ka arritur në përfundimin se Byberi dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje.

Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në  aktivitete kriminale , dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallzim  ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale  dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.

Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal”, thuhet në denoncimine  banorëve.

 

 

 

 


Video