Pamje të rënda nga aksidenti në Sarandë, makina përfundoi në gropën e pallatit

25 November 2023, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda nga aksidenti në Sarandë, makina
Pamje nga aksidenti në Sarandë

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Sarandës, ku humbi jetën një 34-vjeçar.

Sipas pamjeve, makina është përplasur me trotuarin pasi ka humbur kontrollin, dhe është rrëzuar në një gropë të madhe të hapur buzë rrugës, për ndërtimin e një godine.

34- vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, ishte i vetëm në makinë në momentin e aksidentit.

Shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit janë ende të paqarta.

Pamje të rënda nga aksidenti në Sarandë, makina
Viktima 34-vjeçari Arlind Qendro

Video