E FRIKSHME / Shkëmbi 300 kg shkëputet nga mali dhe bie në hyrje të tunelit

25 November 2023, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E FRIKSHME / Shkëmbi 300 kg shkëputet nga mali dhe bie në hyrje
Shkëmbi ra në hyrje të tunelit të Skarficës

Një shkëmb rreth 300 kilogram ka rënë në rrugë në aksin Kardhiq-Sarandë, pranë tunelit të Skërficës, pas reshjeve të shumta të shiut.

Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, derisa shkëmbi është larguar nga rruga falë ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse.

Problematika kanë shaktuar reshjet e dëborës në zona të ndryshme të vendit, ku aktualisht raportohet se është bllokuar Rruga e Arbrit, një pjesë e Rrugës së Kombit dhe ka vështirësi në kalim në Qafë Thanë.


Video