Katër zyrtarë të Policisë së Tiranës në komisariatin nr.1 janë vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në lidhje me ndërtimet pa leje.
Në hetim administrativ ndodhet Shefi i Komisariatit nr 1, Bujar Mehmeti, Flamur Sula shef i postës policore në Farkë, inspektori i krimeve, Alban Rama si dhe Nazmi Kareci me detyrë specialist.
Hetimi ndaj tyre vjen pas zbulimit të pallatit të biznesmenit Jualin Morina tek Liqeni i Thatë, i cili ishte ndërtuar i gjithi pa leje dhe tashmë është bllokuar.
Sipas AMP-së, zyrtarët kishin informacione për ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë dhe në Farkë, por nuk kanë ndërhyrë për të ndërprerë punimet.
Këto hetime vijnë pas akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se ka policë dhe shefa komisariatesh që kanë lejuar të ndërtohen pallate pa leje.