"O usta nuk jemi të tepërt"/ Urbani në Tiranë ecën me derën hapur, rrezikohen pasagjerët (VIDEO)

13 December 2022, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"O usta nuk jemi të tepërt"/ Urbani në Tiranë
Pasagjerët në urban

Marrja e më shumë pasagjerëve seç duhet dhe vonesat, duket se janë dy shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës me urbanet e kryeqytetit.

Por, të mos mjaftonin këto, ka dhe raste të pazakonta ku rrezikohet jeta e pasagjerëve. Siç shihet në videon e publikuar nga JOQ, një shofer urbani në Tiranë nget mjetin me derën e hapur, teksa është i mbushur me pasagjerë deri tek dera.

Pasagjerja i bën thirrje shoferit që të mbyllë derën, por kjo gjë nuk ndodh deri në stacionin e radhës.


Video