
Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP edhe në lidhje me publikimin e sekreteve hetimore në media.
"Është një shije shumë e hidhur në moment që bën goxha hetime që në punë tonë i konsiderojmë të suksesshme rezulton që dalin në media. Nuk ka ndodhur që gjatë fazës së hetimit ka dalë diçka e tillë sepse atij që i prishet puna është prokuroi apo gjykata. Detyrimin për të ruajtur sekretin e kemi ne, pastaj pjesa tjetër që vihet në dijeni. Ka dispozita ligjore për ata që nxjerrin akte sekrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për formën e komunikimit. Në praktikën time ne detyrohemi të bëjmë anën procedurale për ndalin e publikimit. Në momentin e parë kam të pamundur ta identifikoj se cili është subjekti që e nxori. Ka palë të treta që e nxjerrin. Jam i parimit që gjykimi duhet bërë në sallë të gjyqit sepse gjykimi duhet të bëhet sa më objektiv dhe jo në auditore dhe as në panele televizive. Pse duhet të dalin të dhënat në media. Duhet mirëkuptim edhe me personat që u vihet në dispozicion ky akt. Do kërkojmë edhe ndihmën e ndërkombëtareve si ja bëjnë dhe ata të përqafojmë praktikat më të mira që kanë ata dhe ti aplikojmë në praktikën tonë shqiptar", tha Xholi