Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me autobusin dhe përfundon në kanal (FOTO)

11 December 2025, 08:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me autobusin dhe
Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me autobusin dhe


Video