Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

11 December 2025, 09:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Video