Ditën e sotme ka nisur sërish aksioni i IKMT-së për të vijuar me shembjen e pishinës së dytë në ‘Prestige Resort’.
Forcat e policisë janë të pranishme në resort.
Aksioni i IKMT, i nsiur dje, ka nxitur përballjen e ashpër mes Grupit “Hysenbelliu”, opozitës dhe Qeverisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme “deri tani janë prishur 434 objekte të paligjshme në vijë bregdetare”. Mes këtyre objekteve të konsideruara abuzive, janë edhe dy pishina të resortit “Prestige” tek Mali i Robit në Durrës, të cilat kanë bllokuar 4.000 metra katrorë të plazhit.
Ndërsa sipas përfaqësuesve të "Hysenbelliu Grup" pishinat nuk janë abuzive dhe se “urdhëri i prishjes është dhënë nga kryeministri Edi Rama si formë hakmarrje politike kundër linjës editoriale të mediave të Hysenbelliut që prej disa kohësh kanë një qëndrim kundër qeverisë”.