Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë: Jam diagnostikuar me kancer

3 September 2022, 08:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë: Jam diagnostikuar me kancer

Aktorja amerikane, Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. 84 vjeçarja e tha përmes një postimi në Instagram.

“Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë.

Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat”, tha aktorja.

Jane, e cila ka luftuar më parë me sëmundjen, theksoi se ishte me fat që kishte sigurim shëndetësor dhe akses te mjekët dhe trajtimin më të mirë.

Ylli i “Georgia Rule” tregoi se ka bërë kimioterapi për rreth gjashtë muaj dhe “po i shkojnë mjaft mirë trajtimet”.


Video