Dëshmia e policëve të plagosur në Vlorë: Parakaluam mjetin e autorëve, menduan se iu bëmë pritë

3 September 2022, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dëshmia e policëve të plagosur në Vlorë: Parakaluam

2 efektivë policie kanë qenë protagonist te një ngjarjeje kriminale mbrëmjen e së premtes ku kanë rënë pre e një sulmi me armë.

Angjelo Breshani, polic i patrullës në Vlorë e Narko Mehmetaj polic kufitar në Sarandë, po udhëtonin me makinë me xhama të zinj dhe në momentin e sulmit po përcillnin një person në shtëpi, identiteti i të cilit nuk dihet.

Në një rrugicë në lagjen “Partizani”, kanë përballur me ‘Volkswagen’ të cilën e kanë parakaluar, por ky moment nga autorët është menduar se iu bë prit dhe për pasojë kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Nga sa mësohet ‘Volkswagen’ ka qenë me targa të rregullta dhe kjo ka ndihmuar grupin hetimor që të shkojë në gjurmët e autorëve, të cilët janë identifikuar.

Pra autorët dyshuan se mund t’u bëhej atentat dhe qëlluan ndaj tyre, pa e ditur që ishin efektivë policie.

Nuk dihet identiteti i autorëve, por ato janë të njohur uniformat blu të qytetit bregdetar, të cilët kanë nisur kërkimet, teksa kanë sekuestruar makinën e përdorur në atentat. Policët pas sulmit kanë hequr targën e makinës, prej “frikës” se do kishin probleme.


Video