Nëse sheh reagimin e publikut ndaj aksionit të IKMT-së për prishjen e pishinave që kishin zënë plazhin publik, përgjithësisht kupton që aksioni është i justifikuar.
Dhe me të drejtë. Hysenbelliu kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme pronën publike, qoftë përmes favoreve të siguruara nga media që zotëron, qoftë përmes korrupsionit të strukturave shtetërorë. Kjo pak rëndësi ka.
Por, nëse Irfan Hysenbelliu ka përvetësuar plazhin publik, Shefqet Kastrati e ka bërë këtë me pronën publike dhe në mes të autostradës Tiranë-Durrës.
I tillë është rasti i pikës së karburantit të vendosur në aksin Tiranë-Durrës në kilometrin e gjashtë. Nëse shikon pamjet nga Google Earth, kupton qartësisht devijimin, që shumë qytetarë që e kanë bërë këtë rrugë ndoshta nuk e kuptojnë kur janë në makinë, apo si pasagjerë.