Gazeta austriake “Kronen”, veç akuzave të forta drejtuar Presidentit Ilir Meta, shkruante se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka paguar mijëra euro për operacione estetike. Por burimi i parave për ndërhyrjet e bukurisë të Kryemadhit janë të dyshimta.
Sonte në emision “Opinion”, nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, për të justifikuar mijëra eurot që ka shpenzuar shefja e saj për operacionet plastike tha se Kryemadhi ka më shumë para se çdo deputet tjetër shqiptar.
Për hir të së vërtetës, që Kryemadhi është e pasur është fakt që dihet, por kurrë nuk ishte pranuar publikisht, por tashmë konfirmimi vjen nga një zyrtare e lartë e partisë së çiftit Meta-Kryemadhi.
Ndërsa vetë Kryemadhi, në një intervistë që dha mbrëmë për televizionin e djalit të Berishës, tha se ajo nuk ka kryer asnjë operacion dhe bukurinë e ka të trashëguar nga e ëma e saj.
Ajo tha se ka kohë edhe 20 vite për të bërë ndërhyrje sepse tani ishte në super formë dhe kjo ishte falë gjenetikës....