VIDEO: Gafa e Ilir Metës, "var" Havzi Nelën në kohën e demokracisë

17 May 2022, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Gafa e Ilir Metës, "var" Havzi Nelën në
Ilir Meta dhe Havzi Nela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një konferencë për mediat sot shumë i revoltuar pas akuzave nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, ku e nxirrte si thellësisht të korruptuar dhe se kishte lobuar me 700.000 dollarë për të qenë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president.

Por, gjatë kohës që fliste kreu i shtetit bëri një gafë me varjen e poetit nga Kukësi, Havzi Nela.

Meta deklaroi se Havzi Nela është varur në vitin 1999 për fjalën e lirë, pra, në një vit, kur Shqipëria kishte 9 vite që kishte rrëzuar komunizmin dhe kishte sjellë demokracinë.

E vërteta është se Havzi Nela u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit, më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit.

Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje u dha nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia

"Do shmangi vëmendjen ai nga kjo njollë, që i vuri Shqipërisë dhe shqiptarëve për shkak të vasalitetit të tij. Nga zotëria tjetër që organizon lotime në Europë dhe matanë oqeaneve për ta mbajtur këtu që ky të shtypë shqiptarët, që të bllokojë integrimin evropian të Shqipërisë prej kaq vitesh, që Shqipëria ta kthejë nga një kurs tjetër. Po pse nuk kemi qenë ne në atë kursin që varte Havzi Nelën atje në 99-tën për një fjalë të lirë?" tha Meta.


Video