"Mos e njihni Alibeajn si palë", caktohen gjyqtarët që do të shqyrtojnë kërkesën e ‘Rithemelimit’

17 May 2022, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mos e njihni Alibeajn si palë", caktohen gjyqtarët që
Gjykata e Apelit

Gjyqtarja Elona Toro, gjyqtari Genti Shala dhe gjyqtarja Edlira Petri do të shqyrtojnë kërkesën e përfaqësuesit të Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kasos. Këta tre gjyqtarë janë zgjedhur ditën e sotme pas hedhjes së shortit nga Gjykata e Apelit.

Ky i fundit i kërkon gjykatës që mos të pranojnë Enkelejd Alibeajn si palë. Kërkesa e Alibeajt erdhi pas vendimit të gjyqtares së Apelit, Blerina Muçaj, e cila pranoi ankimimin e Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu në shkallën e parë statutin e PD të miratuar më 11 Dhjetor dhe Komisionin e Rithemelimit si drejtues të kësaj force politike.

Ditën e sotme ka patur një reagim dhe nga Gjykata e Apelit, e cila tha se Komisioni i Rithemelimit me deklaratat e saj publike po synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi çështjen për statutin e PD-së.


Video