Në kërkim për disa vepra penale, kapet 31-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

25 May 2025, 11:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim për disa vepra penale, kapet 31-vjeçari në
Ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, vihet në pranga 31-vjeçari Arlind Kajoshi

31-vjeçari Arlind Kajoshi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale është vënë në pranga të Policisë në Shkodër.

Ai akuzohet konkretisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Ndërkohë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim, Samet Halluni.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

– A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,  për veprime të mëtejshme.


Video