Ndryshime në drejtimin e policisë në Durrës dhe Korçë

11 Janar 2026, 12:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në Korçë.

Mësohet se tashmë është bërë propozimi zyrtar për transferimin e Balës, ndërsa pritet firmosja e urdhrit përkatës nga autoritetet kompetente.

Vilson Bala më herët, ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Operacionales, teksa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi emrin e pasardhësit të Balës në Durrës. 

Pritet që në ditët në vijim Policia e Shtetit të konfirmojë zyrtarisht transferimin dhe emërimet e reja.


Video