Ndodh në Fier: I vrau qenin fqinjit, ai hakmerret duke e dhunuar

18 August 2025, 14:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Fier: I vrau qenin fqinjit, ai hakmerret duke e dhunuar
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar në dhunë fizike.

Policia bën me dije se ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve: A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç dhe E. A., 41 vjeç, të gjithë banues në Fier.

Hetimet tregojnë se 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë qenin në pronësi të shtetasit I. Ll.

Pas këtij veprimi, pronari i kafshës dhe shtetasi tjetër, 41-vjeçari E. A., kanë ndërhyrë duke e goditur me grushte autorin e dyshuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.


Video