Arrestohet në Elbasan një 41-vjeçar i kërkuar nga Spanja

18 August 2025, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Elbasan një 41-vjeçar i kërkuar nga Spanja
Arrestohet në Elbasan një 41-vjeçar i kërkuar nga Spanja

Policia e Elbasanit ka finalizuar sot një operacion në fshatin Papër, ku u arrestua një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, kapën shtetasin E. B., 41 vjeç, teksa qarkullonte me automjet në rrugën e fshatit Papër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30 qershor 2025 kishte lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Pas arrestimit, 41-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, do të vijojë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.


Video