Ministria e Mbrojtjes: Vetëm katër vatra zjarri aktive në vend, 16 u shuan

18 August 2025, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria e Mbrojtjes: Vetëm katër vatra zjarri aktive në vend,
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit, autoritetet kanë evidentuar 23 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë. Nga këto, 16 janë shuar plotësisht, katër vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre janë në monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat e shuar përfshijnë zona si Gramsh, Vlorë, Skrapar, Durrës, Krujë, Memaliaj, Shkodër, Patos, Delvinë dhe Elbasan.

Vatrat aktive ndodhen kryesisht në Bulqizë, Fushë Arrëz, Kolonjë dhe Delvinë, ku forcat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe Forcat e Armatosura po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët dhe për të mbrojtur komunitetet.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore apeluan për bashkëpunim nga banorët dhe vazhdojnë patrullimin dhe mbikëqyrjen e zonave të rrezikuara.


Video