Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar.
Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur sot në Shkodër, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën Altin Luli, teksa të plagosur mbetën Mateo Luli, Laura Luli, Hilmi Shkrela dhe Anxhela Hasaj e cila udhëtonte në mjetin tjetër.
Një autoambulancë ka bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
Përmbysja e kamionit në rrugë ka bllokuar edhe trafikun, ku prej një ore aksi Shkodër-Lezhë është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.