Moti merr kthesën e dimrit: Rrebeshe intensive dhe dëborë, trashësia e borës do të arrijë deri në 10 cm

28 Nëntor 2024, 23:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meteorologia Tanja Porja

Pas një jave me mot të qëndrueshëm, fundi i nëntorit do të sjellë edhe përkeqësim të kushteve të atmosferike. Meteorologia Tanja Porja paralajmëron rrebeshe intensive dhe reshje bore deri në 700 metër lartësi. Sipas saj trashësia e borës do të arrijë deri në 10 cm.

“Ndryshon tabloja sinoptike. Përkeqësim i kushteve ndryshojnë kushtet e motit. Rrebeshe në veri gjatë natës, rrebeshe më të pakta në zona qendrore, ndërsa pasdite në të gjithë territorin. Dëborë në 700 m lartësi deri në 10 cm. Intensifikim të reshjeve pasdite reshjet e dëborës do shfaqen në 700 m lartësi kryesisht në veri e verilindje. Era do të jetë me drejtim jugor, pas mesditës me drejtim  verilindor dhe lindor. Termometri shënon tjetër rritje. Temperaturat  4-5 gradë, deri në mbi 13 në vijën bregdetare”, tha Porja në A2 CNN.

Mot kritik me temperatura të ulëta parashikon meteorologia për 3 ditët në vijim.

“Mot kritik me temperatura shumë të ulëta, disa cm borë në zonat verilindore e lindore. E njëjta situatë edhe të dielën në zonat lindore dhe jugore. Kemi përmbysje të tablosë termike, të shtunën termometri zbret nga 5 në 0 gradë. E njëjta situatë edhe të dielën dhe të hënën kalohet në kushtet e temperaturave të dimrit”.

E njëjta situatë me reshje shiu dhe bore do të jetë edhe në rajon, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut. Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës do të ketë kthjellim të kushteve të motit.

Video