Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, përmbyten disa rrugë

10 January 2023, 08:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, përmbyten disa rrugë

Shirat e dendura gjatë natës në Lezhë kanë krijuar edhe problematikat e para.

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve të shumta në lagjen Besëlidhja, uji ka dalë nga pusetat të cilat janë të bllokuara dhe për pasojë kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve.

Ndërkohë reshjet e shiut dhe prezenca e ujit kanë krijuar trafik të renduar në qytet këtë mëngjes. Sipas parashikimit të motit reshjet e dendura të shiut do të vijojnë edhe përgjat ditës së sotme.


Video