Momenti dramatik kur zjarrfikësja ngec në urën e këmbësorëve në Fier

10 December 2022, 23:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti dramatik kur zjarrfikësja ngec në urën e
Zjarrfikësja

Vajtja shkoi mirë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kthimin. Bëhet fjalë për këtë zjarrfikëse në qytetin e Fierit, e cila përdori urën prej druri të këmbësorëve, për të shkuar në vendin ku po digjej një makinë. Pasi shuajti flakët, automjeti zgjodhi të kthehej nga e njëjta rrugë…

Por sapo hipi në urë, kjo e fundit u prish dhe zjarrfikësja përfundoi me një rrotë të ngecur në të. Siç shihet edhe në këto pamje për të shmangur çdo pasojë, zjarrfikësit u detyruan që të zbraznin mjetin nga uji, duke e hedhur në lumë.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë mesditës, në qendër të qytetit të Fierit.


Video