Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 mil...
14 Janar, 21:22Fokus
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.
Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.
Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë.
Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.