SPAK nis hetimin për pastrim parash ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, dyshohet se transferoi 3 milionë nga Shqipëria drejt Austrisë

17 Nëntor 2025, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Pasi Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e Arben Ahmetajt nga Zvicra, SPAK po heton ish-zv.kryeministrin edhe për pastrim parash.

Gjatë seancës gjyqësore për dosjen “Buka”, prokurori i çështjes Elvin Gokaj tha se SPAK ka rënë në kontakt me një shumë parash që janë transferuar nga Shqipëria drejt një vendi të BE-së. Ai tha se ky rast po verifikohet.

Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend te BE qe po verifikohet”, tha prokurori Gokaj.

Sipas Balkanweb, shuma e parave që prokurori i SPAK i referohet se është transferuar nga Shqipëria drejt Austrisë, është në vlerën e rreth 3 milionë eurove. 

Avokati i Ahmetajt: Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngremë akuzë, nëse ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori t’i paraqesë.

Prokurori: Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak te afateve te parashkrimit, çështja është ndarë për shkak te akteve që kanë ardhur nga Austria.

Kujtojmë që Arben Ahmetaj që nga korriku i vitit 2023 është në arrati, ndërsa SPAK ka lëshuar urdhërarresti për të.


Video