Takimi i Konferencës së Mynihut/ Ministri i Mbrojtjes greke ekspozon në foto Dorian Duçkën

16 February 2024, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi i Konferencës së Mynihut/ Ministri i Mbrojtjes greke ekspozon
Postimi i ministrit grek, Nikos Dendias

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë ka ekspozuar disa foto në llogarinë e tij Twitter, gjatë takimeve që ka patur në Konferencën e Mynihut.

Në sfondin e takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së duket dhe një detaj interesant, shfaqet Dorian Duçka pak më tej.

Duçka, një ish-këshilltar i Edi Ramës u lakua në çështjen Mcgonigal, ndërsa së bashku me Hillary Clinton dhe fondacionin e saj, ai ka lozur rol aktiv në organizimin e pritjes së afganëve në vitin 2021.

Duçka ka mbajtur dhe kanale komunikimi me qeverinë greke dhe gjeorgjiane për afganët dhe në disa raste ka ndërmjetësuar mes palëve për çështjen Beleri. /MCN

Takimi i Konferencës së Mynihut/ Ministri i Mbrojtjes greke ekspozon
Postimi i ministrit grek

Video