Miliona të vjedhura me “Call-Center” / GJKKO dënon me burg dy bashkëpunëtorët e Amant Josfit

6 Dhjetor 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Call Center i bastisur nga Policia

GJKKO ka dënuar me burg shtetasen Irisa Puca dhe Adrian Korrikun, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vodhën miliona euro nga qytetarët europianë përmes mashtrimeve me “Call-Centera”.

Irisa Puca është dënuar me 12 vite burgim, por do të vuajë 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo u dënua për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal.

Po të njëjtin dënim, për të njëjtat akuza, ka marrë edhe shtetasi Adrian Korriku.

Hetimet zbuluan se ata ishin pjesë e një rrjeti të gjerë call-centerash nga Gjeorgjia deri në Ukrainë, përmes së cilave mashtronin shtetasti europianë me platforma të llojit “Forex” ose të ngjashme, kryesisht në fushën e kriptomonedhave.

Ky rrjet kontrollohej nga “Milton Group”, ndërsa në Shqipëri një rol të rëndësishëm e kishte edhe Amant Josifi. Ky i fundit u arratis, dyshohet pas dekonspirimit, vetëm pak çaste para aksionit të SPAK.

Hetimet nisën fillimisht nga prokuroria në Gjermani.

Video