Partia e Lirisë kallëzon në SPAK tre nga policët që rrëmbyen Ilir Metën!

6 December 2024, 12:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partia e Lirisë kallëzon në SPAK tre nga policët që
Ilir Meta

Partia e Lirisë, ka nisur protestën para Prokurorisë së Posaçme, duke kundërshtuar hetimin ndaj Presidentit të kësaj force politike, Ilir Meta, i cili ndodhet prej më shumë se një muaji pas hekurave.

Ndërkohë që protestohet, avokati i Metës, Genc Gjokutaj ka kallëzuar tre nga efektivët e policisë që arrestuan Metën më 21 tetor, pranë Kthesës së Kamzës.

Partia e Lirisë i akuzon tre efektivët për “shpërdorim detyre” dhe “veprime arbitrare”, ndërsa kallëzimi është depozituar me postë.


Video