BKH kontrolle tek galeria 'Harabel' e Ajola Xoxës, reagon SPAK!

6 Dhjetor 2024, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ajola Xoxa

Detaje të reja nga veprimi hetimor i SPAK, që sekuestroi telefonin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit kanë shkuar tek selia e galerisë ‘Harabel’ e Ajola Xoxës që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

SPAK ka reaguar për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.

Reagimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.

Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Video