Të burgosurit në Greqi biseda në “Sky Ecc”, si zyrtarët e burgut ndihmonin të dënuarit me kokainë dhe vajza në qeli!

6 Dhjetor 2024, 14:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sky ECC

Zbardhja e bisedave të Sky ECC ka nisur të japë goditjet e para edhe në Greqi, ku në një operacion të zhvilluar së fundmi janë arrestuar 20 persona.

Në biseda janë zbuluar edhe bisedat e grupeve kriminale, të cilët tregojnë se favorizohen në burgun e Korydalos.

Në biseda “koka” e një grupi kriminal të arrestuar në 2020-tën, i ka treguar një tjetër anëtar të rrjetit kriminal, i burgosur në Francë, privilegjet që kishte në burg.

Ai kishte në dispozicion një celular, një televizor inteligjent dhe një ruter interneti me valë.

Një nga drejtuesit e organizatës kryesore kriminale iu referua marrëdhënieve të mira që kishte me punonjësit e burgut dhe se me ndihmën e gardianëve vendoste celularët në qendrën e paraburgimit.

Sipas tij, ai ka njohur një shef roje dhe një roje sigurie që gjatë kohës kur ishte ai në turn, mund të konsumonte kokainë.

Madje kjo shkon edhe më tej, duke thënë se me ndihmën e zyrtarëve të burgut futnin edhe vajza e gra në burgje.

Video