Meta kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

4 Nëntor 2025, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta

Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë tjetër më të lehtë.

Rekursi është regjistruar më 3 nëntor dhe gjithashtu është caktuar përmes shortit si gjyqtar relator Ilir Panda.

Kërkesa e Metës vjen pak ditë pasi u rrëzua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më 21 tetor 2024, me akuza të dyshuara për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.


Video