Boksierja algjeriane Imane Khelif është një ndër emrat më kontravers të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Pasi mposhti boksieren italiane Angela Carini, në mediat sociale shpërthyen dyshimet se Khelif ishte "transgjinore", apo mashkull që shtirej si femër.
Këto dyshime u përforcuan edhe më tepër kur federata botërore e boksit, tha se një vit më parë e kishte përjashtuar atë pasi kishte dështuar në "testet gjinore".
Megjithatë Komiteti Olimpik i hodhi poshtë këto pretendime, dhe tha se zërat për gjininë e saj ishin të pavërteta dhe të pabaza.
Së fundmi, babai i saj është detyruar të tregojë edhe certifikatën e lindjes, për të provuar që fëmija e tij është vajzë dhe nuk është identifikuar kurrë si djalë.
Duke u shfaqur në stacionin televiziv francez BFMTV, ai tha: "Fëmija im është një vajzë. Ajo u rrit si vajzë. Ajo është një vajzë e fortë. Unë e rrita atë që të punojë shumë dhe të jetë e guximshme. Ajo ka një vullnet të fortë për të punuar dhe stërvitur".