Pse u bë 'virale' atletja polake me përshëndetjen e saj në Lojërat Olimpike? Ja shpjegimi

5 Gusht 2024, 17:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ewa Swoboda

Atletja polake Ewa Swoboda pushtoi internetin këtë fundjavë, pas përshëndetjes së saj të çuditshme gjatë garës 100 metra në Lojërat Olimpike të Parisit.

Video e saj teksa përshëndet me një dorë, dhe më pas kërkon ndjesë para kamerës dhe përshëndet me dorën tjetër, është parë me miliona herë në rrjetet sociale.

Njerëzit e habitur pyesin se çfarë ndodhi, teksa shumë prej tyre nuk e kuptojnë domethënien e gjestit.

Por mesa duket tashmë e ka një shpjegim.

Ewa ngriti dorën në formë përshëndetjeje nga krahu i djathtë, duke e vendosur ngjitur me kokën. Kjo është në fakt një përshëndetje që i rezervohet vetëm ushtarakëve, ndërsa civilët mund të përshëndesin me krahun e majtë.

Mesa duket, atletja e ka kuptuar këtë gabim dhe ka vendosur ta korrigjojë menjëherë.



Video