Emri/ Merr fund arratia e autorit që grabiti me armë argjendarinë në Kamëz, arrestohet 22-vjeçari!

21 May 2026, 11:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emri/ Merr fund arratia e autorit që grabiti me armë argjendarinë
Kamëz

Është arrestuar këtë të enjte, një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz.

Në pranga ka rënë Elez Hysa, ndërsa autori i dytë i kësaj grabitje është ende në kërkim.

Gjithashtu, theksohet se janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Njoftimi i policisë:

Veprime intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me dhunë në një argjendari në Kamëz, më datë 16.05.2026.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën kërcënimin e armës bizhuteri në një argjendari në Kamëz, kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit:
-E. H., 22 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.


Video