Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Këtë të enjte më 21 maj, mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, për të cilën po gjykohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Siç vihet re edhe nga fotoja, Beqaj më në fund është nxjerrë nga kafazi i xhamit dhe sot ulet përkrah avokatit të tij.
Ish-ministri ishte ankuar në GJKKO, sa i takon qëndrimit në kafazin prej xhami duke thënë se kjo kufizon mbrojtjen dhe pengon komunikimin me avokatin. Përpos faktit që sipas tij kufizonte të drejtat e njeriut.
