“Më thanë të ujisja bimët”, gjykatësi nuk e beson dhe dënon shqiptarin

20 July 2022, 23:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më thanë të ujisja bimët”, gjykatësi nuk e
I dënuari shqiptar

Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar u dënua me burg në Britani, për herë të dytë për të njëjtën vepër penale. Gjykata e Sheffield u njoh me faktin se Ruzhdi R., 29 vjeç, u gjet në një pronë në rrugën Alexandra, Balby, Doncaster me 224 bimë kanabisi të vendosura në dhoma të ndryshme, të përshtatura për rritjen e lëndëve narkotike.

Prokurori i çështjes, Ryan Donoghue, tha se policia kishte hyrë me forcë në pronën në fjalë si pjesë e një hetimi për emigrimin që lidhej me një tjetër person, por zbuluan kanabisin, pajisjet për rritjen e tij dhe vjedhje energjie…

Shqiptari u gjet brenda pronës më 512 paund kesh, një telefon dhe prova të mjaftueshme për të kuptuar se jetonte aty.

29-vjeçari i tha policisë se ndodhej në Bradford kur ishte kontaktuar nga disa persona që i kishin ofruar punë të pastër, përpara se ta çonin në pronën në fjalë dhe ta paguanin për të ujitur bimët.

I pandehuri, i cili në Tetor të 2020-s ishte dënuar për një akuzë të ngjashme, u shpall fajtor për prodhim të kanabisit në Qershor të këtij viti.

“Klienti im i qëndron faktit se takoi dikë në Bradford dhe u çua tek kjo pronë me pritshmërinë për të bërë punë të pastër. Ai tha se kishte vetëm 5 ditë që ndodhej në atë banesë dhe gjatë asaj kohe mori përsipër të ujiste lulet dy herë në ditë”, tha avokati mbrojtës i shqiptarit Chris Brewin.

Gjykatësi David Dixon, i cili nuk e pranoi si të vërtetë këtë pretendim, e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe i konfiskoi paratë kesh prej 512 paundësh, për t’i përdorur si fonde për luftën kundër drogës.

“Ti kishte një dënim të mëparshëm dhe po ndërmerrje këtë veprimtari ndërkohë që duhet të ishte deportuar nga Britania”, i tha gjykatësi shqiptarit. Ai shtoi se pasi 29-vjeçari të ketë shlyer dënimin pas hekurave, pret nga Home Office që më në fund ta deportojë


Video