Me pistoletë në “Range Rover”, arrestohet i riu nga Kosova në Ksamil  (VIDEO)

8 Korrik 2025, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me pistoletë në “Range Rover”, arrestohet i riu nga Kosova në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë.

I riu u arrestua në zonën e Ksamilit dhe iu sekuestrua arma e zjarrit, krehri i saj me fishekë dhe automjeti tip “Range Rover”.

“Si rezultat, i operacionin policor të koduar “Impact” u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar: Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë”, informon policia.


Video