Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit

8 Korrik 2025, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama ne Fier

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut, në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin e hapësirave publike.

Pas Vlorës ku Rama ndoqi edhe nga afër aksionin e nisur prej disa ditësh, me shkarkimin fillimisht të 21 drejtorëve të bashkisë, e më pas çlirimin e hapësirave kryesisht në Lungomare dhe lagjen “Muradie”, kryeministri kthen vëmendjen edhe nga Fieri.

Rama ka mbërritur në bashkinë e Fierit i shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Armando Subashi.

Në një video-mesazh të shpërndarë më herët në Facebook, Rama tha se aksioni që ai po mbikëqyr personalisht do të shtrihet pas Vlorës e Fierit, edhe në Tiranë, Durrës e Shkodër.

 

 


Video