Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i Artë" në Gjykatën e Posaçme.
Në sallë u relatua se avokati Gentian Rumano ka hequr dorë nga mbrojtja e Hoxhajt dhe po ashtu edhe avokati i caktuar kryesisht për të.
Arsyeja ka qënë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar këtë proces pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera.
Të pranishëm në sallë kanë qenë të tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tasi. Prej disa seancash, për shkak të disa kërkesave të përsëritura të avokatëve, procesi ka mbetur në vend numëro.
Prej 3 seancash gjykata ka tentuar të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit Tasi, por pa mundur ta realizojë.